​Manchester City fundos Chelsea, het-trik i Agueros (Video)

Manchester City e ka mposhtur Chelseas me rezultat të thellë, 6:0, në Etihad Stadium.
Sergio Aguero ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të realizonte het-trik (13’, 19’ dhe 56’).
Raheem Sterling ishte në top formë, duke arritur që të shënoi dy gola (4’ dhe 80’), ndërsa në listën e realizatorëve u fut edhe Ilkay Gundogan (25’).
Pas javës së 26-të, Manchester City është në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, por kanë një ndeshje më shumë se të kuqtë.
Ndërsa, Chelsea ka rënë në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në të pestin.

https://www.youtube.com/watch?v=IsuDOgOl3eU