Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në facebook.

Lekaj ka thënë se nga çmimi fillestar që ishte me parë, Kosova ka kursyer 12 milion euro.

Ky është postimi i plotë :

Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nëkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domëthenës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me koridore.

Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milion euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera. Poashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milion euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik.

Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bollkuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën do ta trajtojmë njëjtë në kuptimin e shpërndarjes së projekteve infrastrukturore.

Për Gjilanin dhe qytetarët e saj kjo rrugë nënkupton komunikim me të shpejt, ekonomik e fizik, me të gjithë vendin.

Andaj, urime Gjilan e Anamoravë!