Apostolova takohet me Kurtin, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga VV-ja

Pas ndërprerjes së seancës për shkak të gazit lotsjellës, shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, është duke biseduar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton zeri.info.

Biseda mes Apostolovës e Kurtit është duke u zhvilluar qe rreth 10 minuta në hollin e kuvendit, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar.
Lëvizja Vetëvendosje e ndërpreu seancën e sotme, në momentin kur pritej të ratifikohej marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.