Apple do të prezantojë tre modele të reja në vitin 2019

Vitin e kaluar, Apple solli në treg celularin iPhone më të shtrenjtë në gjithë historinë e tij.

Tani, po planifikon që të sjellë një trio të XS Max me teknologji të re. Gjiganti i teknologjisë ka qenë i shqetësuar nga thashethemet se iPhone-t e fundit kanë rezultuar më pak të dëshiruar se modelet e mëparshme.

Është pohuar madje se Apple do të ulë numrin e prodhimit për disa prej aparateve që dolën në 2018: iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Thuhet se Apple po punon për të sjellë 3 kamera në modelet e reja për fotografi të përsosura, ndërkohë që modelet e 2018 kanë vetëm dy kamera.