Apple lëshon në zbritje iPhone X, mund ta blini për 200 euro më lirë

Apple ka lëshuar në zbritje modelin iPhone X në dyqanet zyrtare të saj.

Dy versionet që janë në shitje nga Apple, janë iPhone X 64GB që ka çmim 769 dollarë, apo 670 euro dhe versioni i iPhone X me 256GB me çmim 899 dollarë, apo 787 euro.

Kjo i bije që tek dy modelet kë zbritje prej 200 eurosh nga çmimet reale.

Modelet kanë dalur në shitje paraprakisht në dyqanet e Apple në Britani të Madhe, ndërsa do të jenë së shpejti në të gjitha pikat zyrtare të shteteve evropiane.

Lini një Përgjigje