Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit (Video)

Atletico Madrid është eliminuar nga Kupa e Spanjës pas barazimit 3-3 në “Wanda Metropolitano”, si pasojë e golit mysafir, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.
Atletico kaloi në epërsi falë golit të Nikola Kalinic në minutën e 12-të të ndeshjes.
Mysafirët barazuan në minutën e 37-të, për të përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Stuanit në minutën e 59-të.
Skuadra e Simeones fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 66-të me golin e Carrascos e më pas kaluan në epërsi me anë të Griezmann gjashtë minuta para fundit.
Por, dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Doumbia shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit për Gironan.