Barcelona fiton kundër Eibar

Barcelona ka fituar si mysafir kundër skuadrës  Eibar me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas.

Barcelona i është kthyer fitoreve në kampionatin spanjoll pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Luhej minuta e 16-të e ndeshjes kur Luis Suarez mori një asistim perfekt nga Lionel Messi dhe shënoi për 0-1, duke dërguar skuadrën në pushim me epërsi.

Ishte mbrojtësi Jordi Alba, i cili shënoi në minutën e 88-të për 0-2 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.