Bebe Rexha me dy projekte të reja muzikore

Bebe Rexha dita-ditës po shënon suksese të mëdha në industrinë e muzikës botërore.

Momentalisht është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera, ndërsa është tejet aktive me koncerte muzikore.

Këngëtarja ka ardhur me dy projekte të reja muzikore. Ajo ka lansuar këngën ‘Ferrari’ dhe “2 Souls on Fire”. Të dy këto këngë vetëm me tekste pa klipe, ndërsa pritet të jenë pjesë e albumit të saj të ri./Indeksonline/