Champions: Sot përballen Liverpool-Bayern, Lyon-Barça

Kjo mesjavë ka rezervuar të tjera ndeshje të 1/8 të finaleve në Ligën e Kampioneve.
Sfida që do të ketë një vëmendje shumë të madhe është ajo e Anfield mes Liverpoolit dhe Bayernit të Mynihut. Statistikat e sfidave të mëparshme mes këtyre dy ekipeve flasin për një ndeshje shumë të ekuilibruar pasi më parë Liverpuli dhe Bajerni janë ndeshur 5 herë ku secila ka nga 1 fitore ndërkohë që 3 sfida kanë përfunduar në barazim.
Liverpooli nuk do të ketë në këtë ndeshje van Dajt të pezulluar dhe Gomes e Oxlaid Chamberlein të dëmtuar ndërkohë që në dyshim janë Firmino, Lovren dhe Xherdan Shaqiri. Ndërsa te Bayerni do të mungojnë Robben, Boateng dhe Tolisso për probleme fizike dhe Muller që është i pezulluar.

Sot në mbrëmje do të zbresë në fushën e lojës edhe Barcelona që do të përballet me Olympique të Lyonit me katalanasit që do të duhet të shfaqin versionin më të mirë të tyre.

Te Barcelona nu luajnë Arthur, vermalen, rafinha e Cillessen, ndërkohë që në skuadër janë kthyer Umtiti dhe Dembele. Në krahun tjetër, Lyoni nuk do të ketë në dispozicion futbollistin më të rëndësishëm të tij Nabi Fekir për shkak të pezullimit. Lyoni dhe Barcelona kanë zhvilluar 6 ndeshje mes tyre dhe bilanci është tërësisht në favor të katalanasve me 4 fitore dhe 2 barazime./TCh