Djajtë thyejnë “mallkimin” dhe thellojnë krizën e Chelseat (VIDEO)

Manchester United ka mposhtur 2-0 Chelsea-n duke kaluar në çerekfinalen e FA Cup.
Djajtë kanë thyer mallkimin, pasi kishin katër ndeshje radhazi që u mposhtnin nga londinezët në këtë kompeticion.
Supersfida mes dy gjigantëve të Premier League është zhvilluar në Stamford Bridge, por mbështetja e tifozëve nuk i ka ndihmuar aspak vendasit.
Ishte United që e nisi ndeshjen me vrull të madh dhe ishte pikërisht pjesa e parë ajo që bëri diferencën.
Golat e Ander Herrera dhe Paul Pogba i dhanë avantazhin e dyfishtë miqve që në 45 minutat e para.
Pas pushimit The Blues u munduan të bënin diçka dhe sulmuan më shumë se në pjesën e parë, por Djajtë e ruajtën me kujdes rezultatin duke marrë një tjetër rezultat të madh nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Ndërkohë homologu i tij Maurizio Sarri vazhdon të vuajë në stolin e Chelsea-t dhe pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese të skuadrës së tij i afrohet një hap më shumë shkarkimit.

https://streamable.com/i6kb5