Edhe pse humbi, Manchester City kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Baselin me rezultat të përgjithshëm 5:2, edhe pse pësoi humbje prej 1:2 nga skuadra zvicerane.

Anglezët sot janë mposhtur në shtëpi 1:2, por tutje kaluan fal fitores në ndeshjen e parë me rezultat 0:4.

Golin për Cityn e shënoi Gabriel Jesus (8′) ndërsa për Baselin shënuan Elyounoussi (17′) dhe Lang (71′).