Etemi rizgjidhet këshilltar në Ansamblenë e Komunës Adliswil-Zvicër

Politikani nga Zvicra, Xheljadin Etemi, me origjinë nga fshati Corroticë i Preshevës, është rizgjedhur si këshilltar në Ansamblenë e Komunës Adliswil-Zvicër.
Etemi është anëtar i partisë së majtë Social Demokrate PS prej rreth tetë vjetësh, shkruan  albinfo.ch.
“Faleminderit për 1261 votat dhe për rizgjedhjen! Të nderuar votues/e, një falenderim të madh për rizgjedhjen time në 15 prill 2018. 1261 votat nga qyteti Adliswil janë për mua një motivim dhe detyrë në të njëjtën kohë, për tu angazhuar më tepër për një qytet më të larmishëm dhe të gjallë, ku të gjithëve do ju hapet një shansë, për të jetësuar ëndrrën e tyre jetësore”, ka shkruar mes tjerash ansamblisti i komunës zvicerane, raporton albinfo.ch.
Etemi jeton me familje që nga 1996 në Adliswil. Ai kishte kandiduar më 2014 në zgjedhjet lokale dhe pas dy vjetëve (dhjetor 2016) ka fituar të drejtën të jetë përfaqësues në Asamblenë Komunale të Adliswilit, ndërsa në 15 prill 2018 është rizgjedhur në këtë detyrë.

 

Lini një Përgjigje