Filmohen stuhi gjigante në Neptun dhe Uran

Teleskopi hapësinor Hubble ka filmuar stuhitë gjigante në planetet Neptun dhe Uran, njofton NASA.

Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi se në xhirimet e fundit të teleskopit Hubble, është zbuluar një stuhi gjigante në planetin Neptun.

Theksohet se madhësia e stuhisë në Neptun është dy herë më e madhe se sipërfaqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërsa në polin verior të planetit Uran, janë zbuluar “retë gjigante të stuhisë”.

Teleskopi Hapësinor Hubble që prej vitit 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë./atsh/