Gjukanoviq shpall fitoren

Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliq ka thënë se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviq prin me mbi 54 për qind të votave.
Votat e kandidatëve të tjerë: Marko Milaçiq – 2.7% ,  Mladen Bojaniq – 33.3%,  Hazbija Kalac – 1.0%,  Vasilije Miliçkoviq – 0.4% , Dobrilo Dedeiq – 0.4% ,  Draginja Vuksanoviq – 8.1%.