Gjykata vendos ta shes fabrikën “Llamkos” pa kushte, ankohen sindikalistët

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Ekonomik sot ka aprovuar kërkesën e administratorit falimentues, Virtyt Ibrahimaga që fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e llamarinës së zinkuar “Llamkos” në Vushtrri ta shes pa kushte dhe të del në ankand publik me çmimin fillestar 4.8 milionë euro, transmeton Fokusi.info.

Lidhur me këtë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të fabrikës “Llamkos”, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se ishte i pranishëm në seancë dhe paraqiti kërkesën e punëtorëve dhe rekomandimin e kuvendit komunal të Vushtrrisë që fabrikës mos t’i ndërrohet destinimi i punës prodhuese. Por, kjo kërkesë nuk kaloi, por sipas Hasanit ishte mbivotuar nga kreditorët.

Statusi i plotë i Hasanit:

LLamkosi shitet pa kushte!..

“Gjykata themelore ne Prishtinè _ Departamenti Ekonomik ne seancen e mbajtur me 08.o2 .2019 aprovoi kerkesen e administratorit falimentues te fabrikes Vyrtyt Ibrahimaga qe fabrika per prodhimin dhe perpunimin e llamarines te zinkuar ” Llamkos” ne Vushtrri te shitet pa kushte dhe se te del ne ankand publik.
Ne kete seancè kryetari i sindikates te pa varur te punetorève Ragip Hasani paraqiti kerkesen e punetoreve dhe Rekomandimin e Kuvendit Komunal te Vushtrrisè qe fabrikes mos ti ndrrohet destinimi i prunes prodhuese,kjo kerkesè nuk kaloi u mbi votua nga kreditoret tjere prezent ne kete seance por edhe ne perkrahje te administratorit gjyqtari Asllan Krasniqi vendosi ne favor te tyre. Pati vrejte nga sindikalistet edhe ne vlersimin e fabriles nga Kompania Deloite qe kishte vlersue fabriken psh. Vlera e tregut 12.4 mil.ero deri ne 16.8 mil.ero
Vlera e likuidimit 4.8 deri 5.2.mil.eron qe sipas sindikalisteve kjo vler eshtè shumè e vogel kur dihet se fabrika eshte ne gjendje te rregullte teknologjike.
Ne ket seancè u paraqit edhe kerkesa e kryetarit te komunes te Vushtrrisè ku kishte kerkue( me te drejt) dy strehimoret e fabrikes per te mbetur pronè e Komunes por edhe kjo kerkesè u refuzua nga administratori dhe gjykata.
Ne fund u aprovue kerkesa e administratorit falimentues qe publikimi dhe pergatitjet per shitje te zvjasin 3o dite publikimi te bèhet ne gzeta tv dhe ne nji gazet kombetare,,ndersa fabrika te shitet me ankand dhe mbrenda 60 diteve cmimi fillestar me 4.8 milion
Keshtu perfundoi drama 5 vjeqare neper gjykata te nji gjiganti ekonomik te Kosoves qe ne fund te del ne shitje me ankand publik( vlera ma poshtruese per nj fabrikè te tille) kjo eshte nji humbje e madhe e ekonomise te qytetit ma te varfur te Kosoves Vushtrrisè,u shuan shpresat e 5oo punetoreve per tu kthye ne vendet e tyre te punès”!!!.