“Google Maps” tani edhe në gjuhën shqipe

Gjatë udhëtimeve tona në kërkim të destinacioneve të reja “Google Maps” është një bashkëshoqërues i pandashëm.

Pas 14 vjetësh, “Google Maps” ka prekur kulmin e përdoruesve me afro 1.25 miliard, të cilët e përdorin këtë aplikacion në të përditshmen e tyre për të zbuluar vende të reja. Duke sjellë dhe mënyrat se si mund të udhëtosh nga ato me avionë, makina, me biçikleta deri dhe në këmbë.

Një lajm tejet i rëndësishëm për hapësirën digjitale shqiptare është se “Google Maps” po vjen edhe në shqip. Është pritur shumë kohë për ta parë një zhvillim të tillë.

Në njoftimin zyrtar të Google thuhet se “ne po e bëjmë “Google Maps” edhe më të dobishme, sepse kemi shtuar 39 gjuhë të reja – të folura nga rreth 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën: gjuhën afrikane, gjuhën tonë – shqipe, amarike, armene, azerbajxhane, boshnjake, burmeze, kroate, suedeze, maqedone, turke, ukrainase, uzbeke, vietnameze dhe atë zulu, mes tjerash”.

Tani pritet një transformim edhe më i madh digjital dhe mundësi të reja për bizneset, përdoruesit por edhe reklamuesit shqiptarë, të cilët kanë qenë të hendikepuar nga një pamundësi e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në platformën e madhe të Google, si pasojë e mungesës së gjuhës shqipe në motorin më të madh të kërkimit në botë.

Lini një Përgjigje