Horoskopi 21 shkurt 2018

Dashi
Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy dhe bëni mirë të shmangni të kuqen, nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Demi
Hëna në shenjën tuaj ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë.

Binjakët
Jeni me mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet e juaja.

Gaforrja
Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin tek shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve keni familjen, por do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë dhe do të kaloni mbrëmjen së bashku.

Luani
Hëna përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet, ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënia e pune po fillon t’ju shtrëngojë dhe keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

Virgjëresha
Treshja e formuar nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri, që janë kundra, zbutet me kalimin e Hënës dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin. Gjithashtu të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.

Peshorja
Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë, ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik, Me një ledhatim, shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Akrepi
Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer dhe kur dikush ju këshillon, dëgjojeni me kënaqësi.

Shigjetari
Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Saturni-Jupiteri në një treshe të mrekullueshme ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Bricjapi
Të llastuar nga Plutoni dhe Urani, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë e dashurie, që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm, të qëndrueshëm e të lumtur në çift dhe me fëmijët.

Ujori
Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku mes brezave është domethënës dhe i dyfishtë, duhet durim për të arritur mirëkuptimin.

Peshqit
Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell, Saturn dhe Jupiter dhe ky i fundit ndodhet përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm. Në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

Lini një Përgjigje