Ish të dorëhequrit e VV-së me grup të ri parlamentar

Grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje do të krijojnë grup të ri parlamentar. Dhjetë deputetë nga ky grup e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.

Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.

Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar.

Kurse, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë se ende kërkesa nuk ka shkuar zyrtarisht në administratën e Kuvendit të Kosovës.

“Lidhur me çështjen e ngritur, në administratë nuk kemi pranuar kërkesë për grup të ri parlamentar. Deri më tash s’ka asnjë kërkesë zyrtare apo diçka për ndarjen e këtij grupi”, ka thënë Krasniqi për Express.

Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:

1. Visar Ymeri

2. Dardan Molliqaj

3. Dardan Sejdiu

4. Dukagjin Gorani

5. Aida Dërguti

6. Shqipe Pantina

7. Faton Topalli

8. Fisnik Ismaili

9. Driton Caushi

10. Donika Kadaj