Kënga e Adelinës “S’ta fal” mbi 1 milion klikime

Kënga “S’ta fal” e Adelina Berishës tashmë ka kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në Youtube. Kjo këngë nuk ka shumë kohë që është lansuar në treg.

Kënga e zhanrit baladë ritmike që mban vulën e Irkencit për muzikën, e Petors për tekstin dhe Max për klipin, u pëlqye tej mase nga fansat e Adelinës.

Këngëtarja kësaj radhe ka zgjedhur të vij me një stil më ndryshe në këngë, por, që u mirëprit aq shumë, këtë e dëshmon edhe kërkesa e këngës në radiostacione shqiptare dhe shpërndarja në rrjetet sociale.