Kjo është makina më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Kjo është supermakina, të cilën jo të gjithë mund ta kenë dhe ka një arsye shumë të madhe për këtë.
Arsyeja është pasi makina kushton pothuajse 2 milionë dollarë.
Vetëm 10 modele “Karlmann Kings” do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit.
Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një kompjuter për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën.
Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni. Makinë arrin një shpejtësi maksimale deri 140 km/h.