Klinaku: Udhëheqësit e UP-së marrin shtesa të majme

Udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës marrin shtesa të majme. Këtë ua mundëson një rregullore e re, e cila është përpiluar nga Këshilli Drejtues i UP-së për të ardhurat personale brenda UP-së. 

Kështu deklaron profesori universitar Shukri Klinaku përmes një statusi në rrjetin social “facebook”. Sipas Klinakut: “udhëheqësit në rektorat dhe në fakultete marrin: 1. rrogat e plota; 2. shtesat (deri në 500 euro/ 12 muaj në vit); 3. të gjitha orët që eventualisht i mbajnë iu paguhen si honorarë (pos prodekanëve, që nuk u paguhen vetëm 3 orë)!

Ja statusi i tij i plotë:

KD I UP-SË – STËRMBUSHË XHEPAT E UDHËHEQËSVE TË UP-SË ME PARANË PUBLIKE!

“Këshilli drejtues i UP-së më 11. 9. 2017 përpiloi rregullore të re për të ardhurat personale brenda UP-së. Me rregulloren paraprake, udhëheqësit merrnin shtesa dhe honorare të majme, por tash me këtë të renë marrin edhe më shumë. Kjo rregullore ka aq shpërndarje dorëshlirë të parasë publike, sa që tregon për një nivel prej të pangopëshmëve të atyre që e kanë përpiluar dhe të udhëheqjes së UP-së. Merreni me mend, sipas kësaj rregulloreje të gjithë udhëheqësit në rektorat dhe në fakultete marrin: 1. rrogat e plota; 2. shtesat (deri në 500 euro/ 12 muaj në vit); 3. të gjitha orët që eventualisht i mbajnë iu paguhen si honorarë (pos prodekanëve, që nuk u paguhen vetëm 3 orë)! Por, kjo nuk mbaron këtu, kupola e UP-së marrin edhe shtesa tjera çdo muaj. Madje, edhe shtesa tjera të herë pas hershme. Konsideroj se edhe kjo çështje duhet të kaloj nëpër Komision të etikës (UP), e natyrisht edhe nëpër organet tjera mbikqyrëse qeveritare”.