Koha që të pensionohen, lidershipat shqiptar

Shkruan: Fadil Maloku
1.Kriza nga transformimi i partive politike ndër shqiptarët, duket që akoma mbetet një punë “Sizifi” edhe me faktin se ato akoma koegzistojnë me krimin dhe korrupsionin. S’këndejmi, është shumë vështirë që këto krijesa “centaur”, me origjinë tipike oligarkike, gjatë perudhës së tranzicionit të bëhen bartëse dhe artikuluese të njëmendëta të shtetësisë dhe pushtetit të njëmendët demokratik.
2.Etika e krizës së tyre, duket që rrjedhë nga pasojat e aferave korruptive, skandaleve në nivel lokal dhe qendrorë, pastaj nga; klientizmi, konformizmi, servilizmi ndaj liderit partiak, e pamëdyshje edhe nga teknikat e rrenave dhe mashtrimeve që ato i “ushtrojnë” gjatë fushatave elektorale e qeverisjes.
3.Në fakt, shenjat dominuese që e dëshmojnë decidivisht krizen brendapartiake që “prodhon” si pasojë të mungesës së; vizionit qeverisës, platformës dhe programit alternativ , janë ngarrisja kah krijimi i një lidershipi me pretendime karizmatike, ku më së miri dhe me së lehti fshihen të metat dhe dobësit; organizative, aferat korruptive dhe padyshim klientelizmi financiar….etj.
4.Vetëm Partitë politike, që dëshirojnë të mbajnë në ilegalitet të plotë aferat, skandalet, dhe mashtrimet parazgjedhore, orjentohen për forma formale të përzgjedhjes së lidershipit partiak. Sepse, konkurrenca maksimalizohet në formalitet dhe manipulim elektoral.Ngase, përmes tyre, ato bukvalisht blejnë kohën e duhur për ta stërzgjatur si manipulimin, ashtu edhe përceptimin e rrejshëm mbi proceset dhe zhvillimet në vend.
5. Kontrolli i politikës mbi mediet, sot qyetarisë akoma fëmijërore nga shumica e vendeve të tranzicionit, e sidomos vendeve si rasti ynë; që nuk janë as të pavarura, as shtete, e as demokratke, u ka mundësuar partive politike ta vrasin dhe banalizojnë demokratizimin e vendit, me skandale e afera korruptive, ta joshin me lloj lloj privilegje elitën intelektuale dhe sidomos ate mediale.
6.Në një ambient të tillë të emancipimit politik të qytetarisë, çfarë e kemi aktualisht ne shqiptarët e Ballkanit, etosi medial partiak ka ndikim të jashtëzakonshëm në urtësimin dhe padyshim manipulimin e partive politike (sidomos të atyre të tipit “makiavelist”, që zejen e mjegullës e kane bë zanat dhe profesion ditor.
7. Por, këtë “zhveshje” të shumicës së partive politike nga urtësia e moralit dhe dobisë sociale e materiale, duhet kërkuar padyshim edhe tek konteksti i proceseve transitive, dhe rrethanat aktuale globale. Natyrisht, partitë politike me intencat e tyre improvizuese, pa u hy fare konkurrencave lojale, pra pa votime të fshehta për lidershipat e tyre partiak, vetëm sa e rimohojnë rregullën dhe parimin elementar të demokracisë, atë të drejtës për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur në forumet partiake. Vetëm, një qytetari e angazhuar “online” pra, një elektorat konsistent, e i arsimuar mund t’i skematizon si nevojat ashtu edhe kahjet tona ideologjike dhe prosperitetin ekonomik. Ndryshe, edhe për dekada të tëra do vuajmë pasojat e improvizimeve, dhe ngecjeve, që po na i lënë pas subjektet aktuale politike…