Konjufca: Nuk dihet gjë për fatin e Thaçit

Drejtuesi i Grupit Parlamentar dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth mungesës së Presidentit Thaçi në Kosovë tani e 10 ditë.

Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se Hashim Thaçi është njeri më jo transparent në vend. Sipas tij ai shumë udhëtime i mban sekret.

“Nuk dihet gjë për fatin e tij. Nuk e paskam pas ditë që 10 ditë nuk është ai në Kosovë. Sipas njoftimeve ai është në pushime dimërore”, ka thënë Konjufca.

“Thaçi nuk i bënë transparente udhëtimet e tij. Është politikani më jo transparent në vend ka thënë ai dhe konsideron se udhëtimet duhet t’i bëhen publike edhe nga zyra e tij”.