Kosova U21 ka mposhtur Azerbajxhanin

Kosova U21 ka shënuar fitore 2-0 përballë Azerbajxhanit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Djelmoshat e Rafet Prekazit zhvilluan një ndeshje tejet të mirë që nga minuta e parë.

Njëri nga më të mirët në fushë ishte sulmuesi, Florent Hasani që luan në kampionatin hungarez tek DVTK Diosgyori, i cili shënoi golin e parë në minutën e 54-të, për rezultatin  1-0. Ndërsa, golin e dytë  e shënoi Ardian Ismaili në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar 2-0.

“Ishte paraqitje shumë e mirë e ekipit poashtu edhe paraqitje individuale kisha të mirë në këtë ndeshje”.

“Shënova gol dhe jam i lumtur sa herë që shënoj por edhe për fitoren e marrë” deklaroi Florent Hasani pas ndeshjes.

Hasani: I lumtur me golin dhe fitoren e arritur

Ndërkaq, trajneri Rafet Prekazi pas ndeshjes ka deklaruar se  Kosova ka ngritje në lojë dhe se këta djem dinë të luajnë futboll”.

Ne kemi luajtur mirë edhe në ndeshjet e kaluara,  por na ka munguar përvoja. Kam thënë se do të marrë edhe futbollistë nga Liga e Kosovës dhe jam i bindur se kemi potencial për rezultate shumë të mira”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes.

“Është kënaqësi të jesh trajner i këtyre djemve. Koha po punon për ne dhe jam i sigurt se pas 4-5 vjetësh, Kosova do të jetë një skuadër shumë e respektuar”, është shprehur Prekazi, i cili pret që edhe kundër Gjermanisë të tregojnë lojë të mirë, ndonëse thekson se bëhet fjalë për një rival që është kampion bote.

Kosova aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Republika e Irlandës që gjendet në vendin e dytë. Kurse, Gjermani ndodhet në vendin e parë me 15 pikë.