Kryeministri Haradinaj konfrontohet me LDK-në

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar ashpër me deputetët LDK-së për raportin e Shpejtim Bulliqit. Ai i ka pyetur ata se cila është arsyeja që po ju dhemb ky raport. “Marre të ju vijë, marre”, iu drejtuar Haradinaj, deputetëve të LDK-së.

“Ka dy vjet e gjysë që jemi të ndamë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me Malin e Zi me të cilët kemi pas të kalume edhe tragjike e edhe korrekte. Pas një pune intensive, kemi mbërri me ardh me një materie para juve e kjo materi është kështu”, ka thënë Haradinaj

Qeveria ka formu një komision,  pse po ju pengojnë të gjeturat e qatij komisoni. A qaq kundër tokës juj jeni a, marre ju koftë, kurgjo në rregull s’keni. Spo ju vjen marre Ju jeni kundër. Qeky raport po ju dhem

Ku po ju dhem, a e keni problem, kallxoni bre, po lypin me relativizu me qu dokument orientues, jo sa te jem unë”, tha Haradinaj.