Ku do të transferohet Rashica?

Milot Rashica siç duket do të largohet nga Vitesse. Skuadra holandeze sot konfirmoi se Rashica mungoi në stërvitjet e fundit për shkak se është duke menduar për transferimin në ndonjë klub tjetër.

“Milot Rashica mungoi në stërvitje. Sulmuesi i krahut është duke u fokusuar në transferimin”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Tri klubet favorite për të nënshkruar me Rashicënjanë: Stuttgart, Hannover dhe Ajaxi.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga futbollisti ose agjenti Altin Lala, por thuhet se Rashica preferon Bundesligan.