Kur serbët “smurëshin” me direktiva

Shkruan: Idriz Ismajli

Eee gjithmonë kemi pasë problem me serbët, jo vetem ne luftë ,  por edhe ne kohë paqeje. Punoja në një Fabrikë ku shumica ishim shqiptar e për fat edhe kuadri profesional na takonte neve. Universiteti i Prishtnës, veq kishte dhënë frytet e para. Problemi qëndronte tek Stafi udheheqës e qe zgjidhej nga Parita e asaj kohe, atëherë vetëm një Parti kishim, por parti per kokë të partisë. Komiteti ta emronte drejtorin që sipas tyre duhej te ishte i përshtatshëm. Dhe nëse njeni prej drejtorëve qëllonte të ishte shqiptar zëvendsi, patjeter duhej te ishte serb.

Por Sistemi Vetqeverses i kohës e ka pasë edhe një Këshill te Punëtorve. E ky Këshill përbehej nga 15 antarë. Ne te cilin duhej te perfshihej struktura nacionale, profesionale, gjinore dhe ca kritere te tjera qe per momentin nuk po me kujtohen. Kur   filluam  te marrim pak, erë nga politika i propozonim disa serb me pak te zotit dhe me te dëgjushem. Por ata e kuptuan këtë hile tonën dhe moren vendim qe ne ti propozojm anëtarët  shqiptar  e ata ata anëtaret  serb. Ketu ne humbem sepse ata zgjedhnin ata të cilët më, neve nuk na dëgjonin. E hallin tani e kishte Drejtori, sepse nga ky Këshill duhej te merrte vendime per buxhetin, per pranimin e puntoreve, për skretareshen. Nuk mund te udhëtonte ne udhetime zyrtare dhe shumë privilegje tjera. I ngrati drejtor përpiqej qe te përvtesonte ndonji nga antarët shqiptar, duke i bërë shefa te sektorve, duke i dërguar në pushime në det,në banjo shëruese  e te ngjajshme. Ishte mesi i muajit shkurt. Drejtori në at mbledhje kishte shtrue nji kërkesë për një udhtim zyrtar, për   një arazhman.  I erdhi radha edhe kësaj pike te rendit te ditës. U diskutua gjer e gjatë për rëndsin e kësaj  vizite. Drejtori arsyetoi aq sa mundi. Duhej vetëm të votohej. U votua rezultati 7 me 7. Nuk kalon tha kryesuesi i Këshillit. I duhej edhe nje votë. Drejtori hap sytë nuk e sheh Spasiqin, ai mungonte ishte “smurë” dhe ndodhej ne VMA – kështu quhej Spitali ushtarak  ne Beograd. Drejtorit i mungonte  një votë. Dhe arazhmani dështoi.

E gjitha kjo mu kujtua sot. Sikur tani edhe Kuvendi i Kosovës po mvaret nga disa deputet serb. Sikur edhe sot,  historia po përseritet e ne nuk po marrim mësim.

Mbi tridhjete vite kanë kaluar qe atëherë!

 

 

Lini një Përgjigje