LB: Kosova ka nevojë për dialog në mes forcave politike, para dialogut me Serbinë

0
7
Lëvizja për Bashkim (LB) konsideron se Kosova ka nevojë për dialog në mes forcave politike, para dialogut me Serbinë.
Sipas Avni Klinakut, sekretar i përgjithshëm i LB-së, “ajo që Kosova ka më së tepërmi nevojë para dialogut me Serbinë është dialogu në mes të forcave politike të saj. Kosova ka nevojë për një unitet sa më të madh përballë situatës aktuale”.
Sipas Klinakut, për ta arritur këtë, është e domosdoshme që forcat politike të Kosovës së bashku me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës Lindore t’i lënë anash interesat e ngushta partiake e grupore e të mblidhen në një tryezë të përbashkët, për ta hartuar një platformë politike për bisedime me Serbinë, ku do të shprehej qartazi interesi kombëtar i Kosovës dhe i popullit shqiptar në këto bisedime. “Natyrisht, kjo platformë do të duhej të miratohej fillimisht nga qeveria, e pastaj edhe nga Kuvendi i Kosovës”, shprehet Klinaku.