Lenjani gjen rrugën e golit në derbin ndaj Sadikut (Video)

Vazhdojnë lajmet e mira për trajnerin e kombëtares nga futbollistët që luajnë në Europë. Ermir Lenjani ka gjetur rrugën e rrjetës me Sionin në “derbin” ndaj Luganos të Armando Sadikut.
Në minutën e 25-të, pas një goditje dënimi, portieri kundërshtar nuk ka arritur ta kontrollojë dot topin, teksa nga brenda zonës, Lenjani nuk ka falur duke tundur rrjetën.
Lugano shënoi e para me Gerndt në minutën e 10-të. Armando Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë, ndërkohë në fushë për Sionin ishte edhe mesfushori tjetër i kombëtares, Burim Kukeli./kohajone.

https://streamable.com/zsc1j