Lezhë, banorët rrezikohen nga shembja e gurëve

Banorët e lagjes Varosh në Lezhë prej shumë kohësh po hasin vështirësi sa i përket rrëshqitjes së gurëve, të cilët bien në shtëpitë e tyre. Ata thonë se e kanë ngritur shqetësimin tek Bashkia e Lezhës, por deri tani nuk është parë njeri të marrë masa.

Jeta e banorëve të një pallati në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës rrezikohet çdo ditë nga gurët të cilët bien nga kodra aty pranë. Banorët shprehen:” Lëvizim me frikë, pasi rënia e gurëve të përmasave të ndryshme është e vazhdueshme”. Ata kërkojnë që të merren masa sa më parë për të frenuar këtë fenomen, pasi në këtë situatë siç thonë ata, lëvizja në këtë zonë është mjaft e rrezikshme.

Lini një Përgjigje