Marsh për nderë të UÇK-së dhe luftës për liri (foto)

Një grup i ish-luftëtarëve të UÇK-së në prag të përvjetorit të pavarësisë dhe në përkujtim të betejave të UÇK-së kanë udhëtuar 21 km në këmbë nëpër vendet ku janë zhvilluar beteja të ndryshme kundër ushtrisë serbe dhe kanë nderuar të rënët për liri.
Ja postimi dhe fotot e tyre:
“Pasi që gjendemi në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Republikes të Kosovës, sot më 03.02.2019 me një pjesë të G-A-B, marshuam shtigjeve të Lirisë për t’i nderuar dhe kujtuar të gjithë Heronjët dhe Dëshmorët e kombit që ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë, fal gjakut të tyre ne sot gëzojmë Lirinë.
Lavdi jetës dhe veprës të gjithë Heronjëve dhe Dëshmorëve të kombit i përjetshëm qoftë kujtimi për ta.
Shtegu i marshimit u përbëjke prej 21 Km. Starti:
Shtabi i UÇK-së Krojmir-Shalë-Kleçkë-Javor-Karaçic dhe finishi Krojmir.
Të gjithë pjesmarrsit ishin në formë të mirë dhe kaluan shtegun pa ndonjë problem, ju përgëzoj të gjithëve një nga një respekt!”