Martohet boksieri Elvir Muriqi

0
7

Elvir Muriqi është një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Pejani ka kohë që më nuk është paraqitur një ndeshje të boksit duke lënë të kuptohet se është larguar prej ringut.
Por, ai po vazhdon të jetë temë e mediave jo vetëm sportive, por edhe rubrikave rozë shqiptare.
Ditën e djeshme edhe zyrtarisht i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me Kaltrina Kurtin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Muriqi përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka ironizuar me këtë ndryshim jetësor.
“Ne e bëmë zyrtare. Ngjyra ka ende kohë që të thahet ndërsa dashuria ime nuk do të vdesë kurrë. Faleminderit që u bëre bashkëshortja ime dhe falënderimit që ma fale jetën. Çfarë i bëra vetes”, ka shkruar ndër të tjerash ai në Instagram.