Mesila Doda: Do rikthehem në politikë

E mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 qershorit, ish-deputetja Mesila Doda nuk ka ndërmend ta braktisë politikën.
E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Doda foli për projektet e saj të ardhshme në fushën profesionale dhe si ndihej për humbjen e mandatit.
“Nuk është humbje e madhe por ka qenë një profesion që e kam bërë mjaft mirë dhe me shumë dashuri. Tashmë në politikë nuk egziston më meritokracia”., tha Doda.
Më tej, Doda tha se pavarësisht se nuk është më deputete ajo do vazhdojë të mbetet aktive në politikë, ndërsa shpreson për një rikthim në zgjedhjet e ardhshme.
“Mundësia e rikthimit sërish ekziston dhe sërish nën logon e PDIU”, tha Doda.