Mos e bëni update versionin IOS 11.3 për Iphone, sepse po do t’ua thyej ekranin

Versioni i ri i sistemit operativ të Apple IOS 11.3 po thyen ekranet e iPhone-ve si bashkë me to edhe zemrat e përdoruesve të tyre.

Nëse keni një ekran të riparuar ose të ndërruar, versioni i ri IOS 11.3 do t’ua ndalë telefonin deri sa të blini një ekran të licencuar nga Apple, raporton Metro.uk.

E në vendet ku nuk ka dyqane të licencuara nga Apple, i bie që nuk ka shpëtim për iPhone-t që e kanë të ndërruar ekranin.

Kështu që kushdo që e ka të ndërruar ekranin, më mirë të mos e bëjë update-at (përditësimet) e reja ose versionin IOS 11.3.