Ndërroi jetë Kofi Annan, ish- sekretari i përgjithshëm i OKB-së!

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Zvicër. Sips BBC-së, mësohet se Kofi Annan vuante nga një sëmundje dhe ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Më 12 Tetor 2001, Çmimi Nobel për Paqen iu dha së bashku Kombeve të Bashkuara dhe Kofi Annan-it.
Sipas motivacionit të çmimit, Annan kishte sjellë një jetë të re në organizatën paqeruajtëse, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmit dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS.
Anan ishte i pari afrikan me ngjyrë që mbajti postin më të lartë të OKB-së nga viti 1997 deri në 2006.
Së fundmi kishte shërbyer si i dërguar special i OKB-së në Siri ku u përpoq për gjetjen e një zgjidhje për konfliktin.