Ndërroi jetë legjenda e futbollit shqiptar

Në moshën 78 vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit të Tiranës, Mikel Janku.
Portieri i kombëtares është kufizuar vetëm në tre vite: 1964-1967, duke luajtur 9 takime zyrtare të FIFA-s e UEFA-s.
Janku ka debutuar në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi.
Në sfidën e kthimit me “portokallinjtë”, dy herë me Zvicrën, kundër të cilës kujton penalltinë inekzistente që dha arbitri, pas një devijim i topit për korne.
Ndërsa, futbollistët e kujtuan për goditje këndi, vërshëllima e tij urdhëronte për 11-të metërsh. Por edhe Irlandën e Veriut, në veçanti është titullar në “Qemal Stafa” në atë 90-të minutësh histori pas barazimit 1-1.
Në prill të 1967, në Dortmund, RF Gjermane-Shqipëri 6-0, për të vijuar në Tiranë, më 14 maj Shqipëri-Jugosllavi 0-2 dhe kjo është edhe ndeshja e fundit e Jankut në portën e kombëtares, pasi në Jugosllavi-Shqipëri 4-0, me 12 nëndor në portë do të jetë Jani Rama.
Për sfidën e 17 dhjetorit të 67-tës ndaj RFGJ-së, Boriçi do të zbulojë Koço Dinellën, ndërsa Janku do të jetë rezerva e tij.
Loro Boriçi ka qenë trajneri që i hapi dhe i “mbylli” karrierën e cila përmblidhet në 7 vite intensive, nga 1962 deri në 1969 si portier i Partizanit dhe i Kombëtares.
Boriçi ishte ai që e mori duke e aktivizuar, por edhe ai prej të cilit u largua nga futbolli, kur ishte 28-vjeç. Tek Partizanit kishte ardhur Bashkim Muhedini, një portier i gjatë, elegant, të cilin Boriçi e pëlqente duke e integruar te Partizani dhe në skuadrën kombëtare.
Edhe Muhedini vinte nga Shkolla Skënderbej, edhe ai jo me profil portieri: Një basktebollist i lindur, por me cilësitë e një portieri. Birçe e pat nuhatur duke i devijuar karrierën. Janku qëndron disa kohë si rezerva e Muhedinit dhe në qershorin e 69-ës, kur skuadra grumbullohet për të filluar sezonin, nuk e ka emrin në listë.
Duke u kthyer në shtëpi ka kuptuar se për të, të dyja portat tashmë janë mbyllur: Ajo e Partizanit, e Kombëtares dhe fund karriere… Sipas panorama, atij i propozuan të luajë futboll në Vlorë me Flamurtarin duke qenë edhe pedagog në Shkollën e Aviacionit, e vetmja në atë kohë pikërisht në atë qytet, por nuk pranoi.
I vjen urdhëri se “duhet të fluturosh”, por ishte e pamundur pasi koha e kishte lënë mbrapa me teknikën e fluturimit. U rikthye në klub, si zv.shef, njëherësh trajner me Kolec Krajën.