Ndeshja miqësore Gjermani-Spanjë përfundon pa fitues (VIDEO)

Në ndeshjen miqësore Gjermania dhe Spanja kanë barazuar 1-1 në stadiumin “Esprit arena” në Düsseldorf të Gjermanisë.

Ishin spanjollët ata që erdhën në epërsi në minutën e 6-të me anë të Rodrigos, i cili morri një pasim fantastik nga ana e Andres Iniestës.

Spain's players celebrate after scoring

Por, gjermanët arritën të barazonin rezultatin përmes Thomas Mullerit, i cili realizoi një super gol nga distanca në minutën e 35-të.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, kjo ndeshje miqësore luksi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=T8oE52IiFGI