Nis puna për Unazën Bujqësore të Myzeqesë (Video)

Një tjetër projekt madhor që do i japë hov zhvillimit të bujqësisë dhe gjithë trevës së Myzeqesë.
Ka filluar puna në LOT-in të unazës bujqësore të Myzeqesë, një aks me gjatësi 11 km në shërbim të ekonomisë rurale. Rruga lidh Lushnjën, Fierin dhe Beratin dhe siguron infrastrukturë me standarde për 40 mijë banorë.
Kjo vepër infrastrukturore financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet programit Rilindja Rurale dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.