OEK-u: Qeveria duhet ta shpëtojë vendin nga kolapsi energjetik

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) përmes një konference urgjente ka njoftuar qytetarët lidhur me krizën energjetike që vendin po e presin në ditët në vazhdim.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova rrezikon me furnizim të energjisë elektrike, për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri. Ai tha se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe OEK-u iu kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të ndajnë buxhet shtesë për mbulim të humbjeve për furnizim e energjisë në veri.
“Në analizat e bëra të Odës ekonomike viteve të fundit furnizimi me energji elektrike ka qenë , është dhe si duket do të mbetet një ndër sfidat më të mëdha, sfidë e cila është duke e ngulfatur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në veçanti është duke e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin e Kosovën. KOSTT-i dhe OEK  u kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Kosovës  për të ndarë buxhet shtesë për periudhën e ardhshme të mbulimit të humbjeve për furnizimin e Veriut si zgjidhje të përkoshme dhe emergjente”, shprehet Gërxhaliu.
Po ashtu, Gërxhaliu tha se KOSTT-i është dëmtuar rreth 10 milion euro, që sipas tij ato para i shkojnë në buxhet të operatorit serb dhe këtë çështje e sheh si pengesë te raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera për transmision të energjisë elektrike.
OEK-u bën apel që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit të energjisë elektrike në prodhim dhe import , sepse sipas Gërxhaliut shkyçja do të sjell pasoja fatale për vendin.
“KOSTT-i është i dëmtuar me afro 10 milionë euro të cilat i shkojnë në buxhet operatorit të Serbisë që është mënyrë direkete  pengesë e shumë raporteve mes të Kosovës dhe vendeve të tjera sa I përket transmisionit të energjisë elektrike. Le të jetë kjo konferencë një apel nga Oda Ekonomike e Kosovës që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit me  energjisë elektrike qoftë me prodhim qoftë me import, sepse një shkyçje e tillë do të ketë do të ketë pasoja fatale”, deklaroi Gërxhaliu.
Ai thotë se  nëse kanë pasur mundësi të gjejnë mjete për festa dhe muzikë , duhet të gjinden para edhe për të shpëtuar popullin nga kolapsi.