OVL e UÇPMB-së me Këshill të Përkohshëm deri në Kuvend

Sipas një njoftimi në facebook nga z.Nazmi Hajredini, është caktuar një Këshill i Përkohshëm i ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË LUFTËS së UÇPMB-së, i cili do të organizoj punën dhe aktivitetin e Organizatës deri në mbajtjen e Kuvendit të ardhshëm zgjedhor. Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Kryesia e OVL të UÇPMB-së në Preshevë, me anëtarët e kryesisë së saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm sot me datë ‎19 02 2018, ditë e hënë, ka mbajtur mbledhjen ku ka shqyrtuar situatën e krijuar një kohë relativisht të gjatë brenda organizatës.
Njëzëri është konstatuar se situata organizative brenda organizatës është duke u ballafaquar me vështirësi serioze. Janë diskutuar pasojat që ka hasur organizata në veprimtarinë për shkak të ngecjeve në veprimtarinë e sajë. Ushtrusui detyrës si Kryetari i deritanishëm z. Munir Rexhepi ka paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit për shkak të angazhimeve tjera.
Pas këtij vakuumi institucional brenda organizatës e cilla na obligon duke u thirrur në statutin e organizatës është caktu një këshillë i përkohshëm i cili do ta organizoj punën dhe aktivitetin e organizatës deri në mbajtjen e nji Kuvendi zgjedhorë të ardhshëm. Kryetarë i Këshillit të Përkohshëm u zgjodhë z. Nazmi Hajredini.

Përfitojmë nga rasti që t’i bëjmë ftesë të gjithë familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës dhe njerëzve të vullnetit të mirë të kontribojmë së bashku në tejkalimin e këtij ngërçi organizativ në mënyrë që të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave të luftës dhe realizimin amanetit të dëshmorëve.

19.02.2018 Preshevë Kryetar i Këshillit të përkohshëm të OVL–UÇPMB,së
Nazmi Hajredini.

Lini një Përgjigje