Parashikimi i orakullit Akil: Rusia fiton me Arabinë Saudite

Tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse të Botërorit, që përfaqësuesja e vendin organizator do ta luajë kundër Arabisë Saudite: Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve.

Bëhet fjalë për macen e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Kafsha me katër këmbë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Petërsburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.

Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.

Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve.

Lini një Përgjigje