PDK: Punëtorët e QKMF-së në Gjilan, gjashtë muaj pa paga

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se në QKMF-në e Gjilanit, ka më teper se gjashtë muaj që punëtorët shëndetësor të pranuar përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesin shtëpiak, nuk janë paguar.

Sipas tyre në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatologë dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional, transmeton Klan Kosova.

PDK thekson se edhe më herët e kanë tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtoret tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa.

“Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës, z. Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punën e tyre, dhe mjaftë më me këtë ”dietë” në kurriz të mantel-bardhëve”, thuhet më tej në komunikatën e lëshuar nga Komisioni për Shëndetësi i degës së PDK-së në Gjilan.