Përcaktimi dhe shënjimi i kufirit- atribut i shtetit të pavarur dhe ekskluzivitet i popullit

Shkruan Islam Lauka

Tashmё, ёshtё bёrё plotёsisht e qartё qё marrёveshja e nёnshkruar, me 26 gusht 2015, nё Vjenё, midis Kosovёs dhe Malit tё Zi, “Mbi kufirin shtetёror”, ka tё bёjё, jo me shёnjim, por me pёrcaktim tё kufirit midis dy vendeve. Ashtu siç ёshtё plotёsisht e qartё qё ka njё zhvendosje tё dukshme nga vija historike e kufirit Çakorr-Kullё, nё brendёsi tё territorit tё Kosovёs, pa dyshim, nё dёm tё saj.

Megjithatё, nuk janё tё paktё ata qё kёrkojnё ratifikimin e Marrёveshjes sё Demarkacionit, nё mbledhjen e parё tё kёtij viti tё Kuvendit tё Kosovёs. Midis tyre, ka edhe nga ata, pёrfshirё zyrtarё tё lartё shtetёrorё, deputetё, etj. qё e pranojnё hapur se marrёveshja ёshtё e gabuar dhe nё dёm tё interesave themelore tё Kosovёs, por pёrsёri kёmbёngulin nё ratifikimin e saj, pёr shkak, siç pohojnё ata, tё pasojave negative pёr tё sotmen dhe tё ardhmen e vendit.

Nё formё tё pёrmbledhur, “argumentet” e ithtarёve tё kёsaj teze, janё kёto:
1. Ratifikimi i Demarkacionit dhe lufta kundёr korrupsionit pёrbёjnё dy kriteret e fundit, tё vendosura nga Bashkimi Europian pёr liberalizimin e vizave. Ratifikimi hap dyert e Europёs pёr shqiptarёt e Kosovёs, mosratifikimi i izolon ata, pёrfundimisht.
2. Marrёveshja “Mbi kufirin shtetёror” me Malin e Zi ёshtё nёnshkruar nga autoritete tё larta zyrtare dhe ratifikimi i saj do tё dёrgonte sinjale pozitive pёr Kosovёn, si njё shtet serioz qё u qёndron angazhimeve qё marrin pёrsipёr pёrfaqёsuesit e saj tё lartё, si dhe atyre ndёrkombёtare, ndёrsa mosratifikimi do tё ulte kredibilitetin dhe imazhin e saj nё botё.
3. Ratifikimi kёrkohet nga miqtё dhe aleatёt tanё strategjikё, SHBA dhe fuqitё kryesore europiane, pa ndihmёn e tё cilёve do tё ishte i pamundur, jo vetёm çlirimi i Kosovёs nga sundimi serb, por edhe mbrojtja e lirisё dhe pavarёsisё sё saj. Mosratifikimi mund tё çojё nё ftohjen e tyre ndaj nesh, apo mё keq, nё humbjen e tyre si miq dhe aleatё tanё. Nё njё zhvillim tё tillё negativ, Kosova rrezikon tё humbё gjithё arritjet e deritanishme.
4. Mali i Zi ёshtё anёtar i NATO-s, ka hapur negociatat pёr anёtarёsim nё BE dhe Kosova nuk ka asnjё interes t’i pёrkeqёsojё marrёdhёniet me tё, aq mё tepёr qё e kemi vend fqinj.

Mё shumё se “argumente”, kёto janё hamendёsime, frikёra e shqetёsime pёr rreziqe potenciale qё mund t’i kanosen Kosovёs, nё rast tё mosratifikimit tё Marrёveshjёs sё Demarkacionit. Ballafaqimi i kёtyre “argumenteve” me faktet historike, me pёrvojёn dhe praktikat e shteteve tё tjera (precedentёt e ngjashёm), me logjikёn e thjeshtё, si dhe ligjin ndёrkombёtar, i bёn ato krejtёsisht tё paqёndrueshme. Pёr pasojё, edhe frikёrat dhe shqetёsimet qё i shoqёrojnё ato, janё pa bazё.

Sё pari, Kosovёs i ёshtё dhёnё Harta e Rrugёs pёr liberalizimin e vizave nё Qershor 2012, pra para 6 vjetёve dhe nё atё hartё nuk ka figuruar fare kriteri i ratifikimit tё Demarkacionit me Malin e Zi. Ai ёshtё shtuar rrugёs, tash vonё, arbitrarisht, pa u konsultuar fare me aktorёt vendorё dhe, mundet, as me institucionet europiane. Kriteri i shpikur i ratifikimit tё Demarkacionit, nuk pёrjashtohet tё jetё pjellё e fantazisё sё sёmurё tё ndonjё euroburokrati apo eurokomisari qё nuk e njeh fare Kosovёn dhe as ndjeshmёritё e saj historike, apo edhe tё kohёve moderne. Ёshtё fakt i njohur qё njё kriter i tillё nuk i ёshtё vёnё asnjё prej shteteve tё dala nga ish-Jugosllavia. Logjika do ta donte qё, nёse i duhej vёnё dikujt njё kriter i kёsaj natyre, atёherё ky dikushi do tё duhej tё ishte Serbia, e cila mban autorёsinё e 4 luftrave agresive nё Ballkan. Por jo, euroburokratёt e gjetёn tё udhёs qё t’ia imponojnё atё viktimёs sё dhunёs shtetёrore serbe – Kosovёs. Jo vetёm kaq, kriteret qё i janё imponuar Kosovёs pёr liberalizimin e vizave janё rreth dyfishi i atyre tё Serbisё. Ku ёshtё e drejta kёtu? Ku janё vlerat, me tё cilat euroburokratёt e kanё gojёn tё mbushur plot?

Edhe kriteri tjetёr, ai i luftёs kundёr korrupsionit, nё mёnyrёn se si ёshtё formuluar, duket se ёshtё mё shumё njё mjet pёr t’u mbyllur gojёn udhёheqёsve politikё dhe popullit tё Kosovёs, nё rast se kёmbёnngulin pёr liberalizimin e vizave. Sepse, me kёtё kriter, pёrgjigja e Brukeslit ёshtё e gatshme: keni ende shumё pёr tё bёrё nё luftёn kundёr korrupsionit! Po kush e vendos se ky kriter ёshtё plotёsuar dhe mbi çfarё baze? Si e mat Brukseli realizimin e kёtij kriteri? Apo kjo çёshtje mbetet nё kompetencёn, nё fakt, nё arbitraritetin e euroburokratёve? E vetmja e dhёnё konkrete nё kёtё fushё vjen nga organizata, Transparency International, e cila, çdo vit, boton renditjen e vendeve, nё shkallё botёrore, lidhur me perceptimin e korrupsionit. Nё botimin e saj tё fundit (2016), Kosova figuron nё vendin e 95-tё (nga 177 vende, tё marra nё shqyrtim), Moldavia e 123-ta, ndёrsa Ukraina e 131-ta. Kёto dy tё fundit, nё vitin 2016, fituan liberalizimin e vizave, kurse Kosova qё ёshtё nё pozita shumё mё tё mira se ato, jo. Edhe po tё krahasohet me vendet e Ballkanit Perёndimor, qytetarёt e tё cilёve ka vite qё lёvizin lirisht nё Europё, Kosova nuk ёshtё larg tyre: Maqedonia ёshtё e 90-ta, Shqipёria ёshte e 83-ta dhe Bosnje-Hercegovina, gjithashtu, e 83-ta.

Duhet kuptuar, tashmë, qё liberalizimi i vizave pёr qytetarёt e Kosovёs varet, jo nga plotёsimi i kushteve tё sajuara tё BE-sё, por nga vullneti politik i Brukselit, i cili ka kohё qё mungon dhe dёshmi e këtij fakti ёshtё shtimi dhe imponimi ndaj Kosovёs i kritereve pa kriter, siç ёshtё ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, apo ai i luftёs kundёr korrupsionit, krejtёsisht i papёrcaktuar dhe fluid.

Nga sa u tha rreth kësaj pike, mund tё arrihet nё pёrfundimin qё, nё mungesё tё vullnetit politik tё BE-sё, ratifikimi i Demarkacionit, vёshtirё se do t’i hapё dyert e Europёs pёr qytetarёt e Kosovёs, ashtu si mosratifikimi nuk do t’i izolojё ata pёrfundimisht.

Sё dyti, ёshtё e vёrtetё qё “Marrёveshja pёr Kufirin” me Malin e Zi ёshtё nёnshkruar nga Zёvendёskryeministri dhe Ministёr i Jashtёm i Kosovёs, por nё histori ka patur dokumente qё kanё mbajtur firma mё tё rёnda, megjithatё, janё hedhur poshtё nga parlamentet. I tillё ёshtё rasti i Presidentit Wilson, i cili nёnshkroi Traktatin e Versajёs dhe Statutin e Lidhjes sё Kombeve, tё cilat Senati amerikan i hodhi poshtё. Njё shembull tjetёr, mё afёr Kosovёs: nё vitin 2009 zyrtarё tё lartё tё Shqipёrisё dhe Greqisё nёnshkruan Marrёveshjen Detare, midis dy vendeve. Ashtu si sot pёr Demarkacionin, politikanёt dhe firmёtarёt e Marrёveshjes Detare betoheshin se Shqipёria nuk humb asnjё milimetёr nga deti Jon. Por Gjykata Kushtetuese e Shqipёrisё vёrtetoi tё kundёrtёn dhe e shfuqizoi atё. Natyrisht, Greqisё nuk i erdhi mirё dhe, si vend mё i madh, anёtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, nё fillim, u pёrpoq tё ushtrojё presion qё ta detyrojё Kuvendin e Shqipёrisё tё ratifikojё marrёveshjen e nёnshkruar, por me kalimin e kohёs, erdhi duke u qetёsuar dhe kёto ditё, Athina zyrtare njoftoi se ёshtё dakord pёr fillimin e rinegocimit tё saj.

Praktika e marrёdhёnieve ndёrkombёtare njeh edhe plot raste tё tjera, ku vendimmarrёsi individual ka gabuar, herё pёr shkak tё mungesёs sё infomacionit, herё tё pakujdёsisё, por shpesh edhe tё mashtrimeve e kompromentimeve, dukё nёnshkruar marrёveshje tё dёmshme pёr vendin e vet. Megjithatё, firma e vendimmarёsve individualё, pa u ratifikuar nga parlamenti, pra pa hyrё juridikisht nё fuqi, nuk e fut vendin nё ngatёrrresa. Dhe, pёr arsye qё dihen, parlamenti mund tё gabojё, por shumё mё rrallё se individi.

Çёshtje tё tilla madhore, si pёrcaktimi dhe shёnjimi i kufirit, nuk janё as nuk mund tё jenё ekskluzivitet i njё individi, qoftё ai edhe udhёheqёs, i njё partie, apo koalicioni partish. Ato pёrbёjnё njё atribut themelor tё shtetit tё pavarur, si subjekt i sё drejtёs ndёrkombёtare dhe, nёse flitet pёr ekskluzivitet, ai i takon vetёm popullit, interesat e tё cilit pёrfaqёson ai shtet. Natyrisht, mirё do tё ishte qё marrёveshja tё mos ishte firmosur, por, edhe pse aty qёndron firma e njё autoriteti tё lartё shtetёror tё Kosovёs, mosratifikimi e bёn tё pavlefshme atё. Ky veprim nuk e ul, por e pёrmirёson kredibilitetin dhe imazhin e Kosovёs, sepse dёshmon qё, edhe pse shtet i ri dhe pa pёrvojё, nxjerr mёsime nga pёsimet, ndreq gabimet dhe mbron çdo pёllёmbё tё territorit tё vet.

Sё treti, interesat gjeopolitike tё BE-sё, miqve dhe aleatёve tanё strategjikё nё Kosovё, mendoj se janё shumё mё tё thella dhe shumё mё tё rёndёsishme sesa ratifikimi i Marrёveshjёs sё Demarkacionit me Malin e Zi. Tё paktёn, kёshtu ka qenё deri sot. Kosova ёshtё konsideruar si çёshtje sigurie dhe vlerash. Sigurisht, ёshtё mirё qё kёshillat e miqve tё merren nё konsideratё. Kosova kёtё e ka bёrё gjithmonё. Ajo pranoi kёshillat e miqve pёr Planin 6 pikёsh tё Ban Ki Mun-it, i cili del pёrtej Planit Ahtisari; pranoi kёshillat e miqve pёr Asosacionin e Komunave me shumicё serbe, i cili, siç dёshmoi Gjykata Kushtetuese e cёnon Kushtetutёn e Kosovёs; nё vitin 2015, pranoi kёshillёn e miqve dhe aleatёve pёr themelimin e Gjykatёs Speciale, e cila, nё menyrё tё njёanshme, do tё gjykojё vetёm “krimet” e shqiptarёve.

A ёshtё normale pёr njё vend tё lirё e tё pavarur (qoftё edhe me pavarёsi tё kushtёzuar) qё tё mos dijё ta pёrdorё kurrё fjalёn “Jo” me miqtё dhe aleatёt e vet?

Studiuesja britanike, Nikola Gaj, nё librin “Lindja e Shqipёrisё”, botuar nё vitin 2012, ngre dy probleme tё rёnda pёr shqiptarёt. Sё pari, sipas saj, ata besojnё, nё mёnyrё naive, se jo ata vetё, por tё huajt bёjnё zgjedhjen mё tё mirё pёr popullin shqiptar. Sё dyti, ajo flet pёr raste tё turpshme tё servilizmit pa fre tё “dёrgatave shqiptare”, nё forume ndёrkombёtare, pёr t’u hyrё nё qejf tё huajve, duke shpifur kundёr “dёrgatave” tё tjera, po shqiptare. Pёr fat tё keq, skena tё tilla luhen edhe sot. Mendoj se, 106 vjet, pas themelimit tё shtetit shqiptar dhe 10 vjet, pas shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs, ka ardhur koha qё tё kuptohet se Shqipёrinё dhe Kosovёn mund dhe duhet t’i bёjmё ne, shqiptarёt. Dhe ato bёhen vetёm kur tё arrijmё tё krijojmё institucione tё forta e tё qёndrueshme, qё nuk marrin vendime, nё bazё tё kёshillave apo “fermanёve” nga jashtё, por vetёm nё bazё tё ligjit dhe Kushtetutёs.

Nё kёtё kontekst, do tё ishte mirё qё, kur bёhet fjalё pёr dёmtimin e interesave tona jetike, si territori, tё mёsohemi dhe tё guxojmё tё themi “Jo”. Tё mёsojmё veten, por tё mёsojmё edhe kundёrshtarёt dhe miqtё tanё me “Jo”-nё tonё. Nuk ёshtё fjala qё t’i hapim luftё gjithё botёs, si nё kohёn e komunizmit. Ne jemi shtete tё vogla dhe nuk e kemi luksin e krijimit tё kundёrshtarёve. Motoja jonё kombёtare ёshtё dhe duhet tё jetё bashkёpunim dhe integrim rajonal, europian dhe, mё gjerё. Por, çdo gjё ka njё kufi. Edhe lёkuravja dhe servilizmi ndaj tё huajve duhet tё kenё njё kufi. Nё raste tё veçanta, “Jo”-ja dinjitoze rregullon shumё mё tepёr punё, se “Po”-ja servile. Sepse, vetё miqtё dhe aleatёt tanё me shembullin e tyre na kanё mёsuar qё me tokёn nuk luhet. Cili prej tyre ka falur, ndonjёherё, tokё?

Nё kёtё logjikё, mosratifikimi i Demarkacionit, veç ndonjё keqkuptimi kalimtar, nuk ka pse tё çojё nё ftohjen e miqve dhe aleatёve me ne, aq mё pak, nё braktisjen e Kosovёs, nga ana e tyre.

Sё katёrti, Kosova ёshtё e interesuar pёr fqinjёsi tё mirё me tё gjitha vendet, me tё cilat kufizohet, nё bazё tё interesit tё ndёrsjellё, por jo me çdo çmim. Sidomos, jo me çmimin e cёnimit tё territorit tё saj. Pёrkrahёsit e tezёs sё ratifkimit tё Marrёveshjes sё Demarkacionit, duket se vuajnё nga sindroma e Stokholmit, (kur viktima shfaq shenja simpatie ndaj dhunuesit a grabitёsit tё saj). Nё Malёsinё e Gjakovёs ekziston njё shprehje qё i pёrafrohet kuptimit tё kёsaj sindrome: “Delja e varrueme (e plagosur) prej ukit nuk i ndahet ma atij, por e ndjek pas”. Historikisht, ёshtё Mali i Zi qё ka grabitur territoret e shqiptarёve. A mos duhet qё, ashtu si delja e varrueme, ta ndjekim atё pas dhe t’i dhurojmё territorin tonё me vendim parlamenti?

Njё numёr mbёshtetёsish tё kёsaj teze, paraqiten mё “krijues” dhe kёrkojnё qё, gjithsesi, tё kryhet ratifikimi, por nё marrёveshje tё futet njё nen, sipas tё cilit, nёse zbulohen fakte tё reja ligjore, me pёlqimin e palёve, pra tё Kosovёs dhe Malit tё Zi, ajo mund tё ndryshohet dhe tё plotёsohet. Ёshtё e pakuptueshme çfarё faktesh tё reja kёrkohen, kur dihet botёrisht qё, deri nё shpёrbёrjen e Jugosllavisё, Kosova e ka kontrolluar dhe menaxhuar territorin qё shtrihet deri nё Qafё tё Çakorrit dhe Kullё. Kёsaj i thonё, “Ja ujku- ti kёrkon gjurmёt”. Nga ana tjetёr, pёrse u dashka tё futet njё nen i tillё, kur dihet qё çdo marrёveshje e kёsaj natyre e pёrmban njё dispozitё tё veçantё pёr denoncimin a shpalljen e saj tё pavlefshme, si e drejtё sovrane e secilit vend nёnshkrues.

Teza e ratifikimit tё Demarkacionit dhe hapja e kёsaj cёshtjeje nё rast tё “zbulimit” tё fakteve te reja ligjore, nuk ёshtё gjё tjetёr veç njё orvatje pёr t’i hedhur hi syve opinionit publik dhe pёr tё legalizuar, pёrgjithmonё, kalimin e Çakorrit dhe Kullёs nё pёrbёrje tё shtetit malazez.

Sё fundi, ratifikimi i Marrёveshjes sё Demarkacionit me Malin e Zi, nё dёm tё Kosovёs, mund tё krijojё njё precedent tё rrezikshёm pёr pёrcaktimin dhe shёnjimin e kufirit me Serbinё. A mos dikush po pёrgatit Kosovёn pёr lёshime territoriale tё radhёs me Serbinё?

Politikanёt dhe deputetёt e Kuvendit tё Kosovёs duhet tё ngrihen, tё paktёn, nё nivelin e Millovan Gjilasit, i cili, para rreth 25 vjetёsh (1993), ka deklaruar publikisht se kufiri midis Kosovёs dhe Malit tё Zi ka mbetur nё Çakorr. Ata nuk ka pse tё jenё mё malazezё se Gjilasi. Çёshtjen e Demarkacionit ata duhet ta shqyrtojnё me seriozitet e pёrgjegjёsi shtetёrore e kombёtare, si shtetarё dhe si shqiptarё, pa pasione e zjarrmi partiake. Nёse veprojnё kёshtu, Demarkacioni nuk ratifikohet dhe kufiri mbetet aty ku ka qenё dhe ku ёshtё e drejtё tё mbetet, nё vijёn Çakorr-Kullё. Nё tё kundёrt, me shumё gjasё, historia do t’u rezervojё atyre njё vend nё stanin e esadistёve, tё njohur pёr blerjen e pushtetit personal nёpёrmjet shitjes sё tokave shqiptare.

Autori ka qenë ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë

Lini një Përgjigje