Përfundon pa fitues ndeshja Juventus-Tottenham

Ka përfunduar pa fitues ndeshja në mes të Juventusit dhe Tottenhemit me rezultat 2:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Gonzalo Higuain ka shënuar të dy golat për skuadrën e Juventusit në fillim të takimit (2′ dhe 9′). Golin e dytë e shënoi Higuain nga penalltia. Vlen të ceket se Higuain humbi një penallti në 45.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin fillimisht në minutën e 35-të për 2:1 me anë të Harry Kane dhe përmes Christian Eriksen nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2:2, ku edhe me kë rezultat përfundoi takimi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 7 mars 2018 në stadiumin Wembley të Londrës.