Përsëri grabitje me armë

Një i grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Pronari i një bastore sportive ka raportuar në polici se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga araka dhe janë larguar, transmeton lajmi.net.

“Fshati Doganaj, Kaçanik 11.01.2019 – 19:55.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raporton e policisë.