Pogba ka klauzolë për rikthim te Juventusi?

Është raportuar se ka një klauzolë që do t’i lejonte Paul Pogbas të Manchester Unitedit të bashkohej me Juventusin, por një marrëveshje ka shumë pak gjasa të ndodh.

Mesfushori francez u bashkua me Djajtë e Kuq nga Bianconerët në verën e vitit 2016 për atë që atëherë ishte një rekord botëror i transferimeve.

Transferimi i thuhet se ka kushtuar plot 105 milionë eurosh plus 20 milionë tjera euro shtesë në bonuse, duke quar tarifën në 125 milionë euro.

Megjithatë, ai është ‘injoruar’ vazhdimisht nga menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho në javët e fundit.

Ky ‘injorim’ duke e lënë në disa ndeshje në bankë rezervë dhe duke e zëvendësuar shpejt kanë çuar në thashetheme që francezi do të largohet në fund të sezonit.

Sipas gazetës francez L’Equipe, ka pasur një klauzolë në marrëveshjen që e mori Pogba tek Old Trafford, gjë që do t’i lejojë Juventusit të blejë atë për rreth 60 milionë euro pas një kohe.

Edhe nëse është kështu, pagat e tij prej 12 milionësh nuk do të përputhej në Torino dhe nuk është e sigurt që Zonja e Vjetër do ta merrte atë pasi ai e shtyu për të shkuar në Angli.

Pogba gjithashtu është në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit, dhe në verë mund të ketë ndryshime në karrierën e tij. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje