Presidenti i Kosovës takohet me Kryeministrin e Bullgarisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sot me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov.
“Takimi i paraparë për në orën 10:00, do të zhvillohet në kabinetin e Presidentit, ndërkaq pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media”, thuhet në njoftimin  e presidencës.
Borissov gjatë vizitës së tij në Kosovë pritet të takohet edhe me homologun e tij, Ramush Haradinaj.
Bullgaria mban kryesimin e Bashkimit Evropian, me mandat gjashtëmujor që përfundon në qershor të këtij viti.

Lini një Përgjigje