Presidenti Thaçi: Bahri Fazliu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar heroin, Bahri Fazliu në 20 vjetorin e rënies së tij.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, Thaçi ka thënë se Bahri Fazliu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu, i cili ishte veprimtar i kamotshëm i Lëvizjes Popullore. Bahriu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sakrifica e heronjve do të jetë gjithmonë burim frymëzimi për brezat e rinj, në çdo hap të zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi.