Rama: Sa më shumë të lehin qentë, aq më të frymëzuar jemi për ta bërë Shqipërinë që duam (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur javën me postimin e një videoje nga punimet në kantierin e Rrugës së Arbërit.
“MIRËMËNGJES…dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arbërit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.