Reagon Presidenti Thaçi pas raportimeve nga ‘Novosti’ se është intervistuar nga Specialja

Sot mediumi serb “Novosti” deklaroi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Por, disa orë pas këtyre raportimeve nga ‘Novosti’ vet presidenti Thaçi ka demantuar këtë lajm.

Ai e cilësoi si shpifje dhe qëllimkeqe.

“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka deklaruar Thaçi

Postimi i plotë i Thaçit :

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”